Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Ukrainës Volodimir Zelenskiy mbajtën të enjten bisedën e tyre të parë telefonike dhe diskutuan zgjidhjen e konfliktit në Ukrainën lindore dhe kthimin e të burgosurve, tha Kremlini.

Zelenskiy, një ish-aktor komik me asnjë përvojë të mëparshme politike, fitoi zgjedhjet presidenciale të Ukrainës në prill dhe ai e ka shpallur zgjidhjen e konfliktit midis separatistëve pro-rusë dhe forcave të Kievit një nga prioritetet e tij.

Kremlini tha se thirrja telefonike midis Putinit dhe Zelenskij ishte nisur nga pala ukrainase.

Të dy diskutuan mundësinë e vazhdimit të kontakteve për çështjen në formatin ‘Normandia’, që përfshin pjesëmarrjen e Francës dhe Gjermanisë, tha Kremlini. Konflikti shpërtheu në Ukrainën lindore në 2014, pak pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb