Rezultatet e dobëta në Premier Ligën angleze të Mançester United, duket se do t’i sjellin largimin  trajnerit, Jose Mourinho.

Sipas mediave angleze, portugezi ditën e djeshme ka marrë një  telefonatë nga Zinedine Zidane, i cili mësohet t’i  ketë thënë se nuk po punon pas krahëve për ta larguar nga drejtimi portugezin.

Por, mediat angleze shkruajnë se kjo nuk e zbeh aspak këtë qëllim, sepse janë rezultatet e dobëta që e përforcojnë se tema e bisedës e ka një qëllim të fshehur.

Ditën e nesërme, skuadra e Mançeter United do të luajë në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës spanjolle të Valencias. Trajneri portugez është shprehur se marrëdhënien me futbollistët e ka shumë të mirë, ndërsa për takimin ka shtuar se mezi po e pret.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb