Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron diskutuan sot në një bisedë telefonike për dosjen iraniane, në situatën që tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm.


“Dy krerët kanë folur për përpjekjet që po zhvillohen për të garantuar që Irani të mos pajiset me armën bërthamore”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të shkurtër në lidhje me këtë bisedë.


Media iraniane njoftoi se Ushtria e Gardës Revolucionare të Iranit ka ndaluar tankerin britanik “Stena Impero” në Ngushticën e Hormuzit, gjë e cila është konfirmuar edhe nga pronari i tankerit i cili ka bërë të ditur se kanë humbur kontaktin me anijen dhe se ajo është nisur drejt Iranit.


Pak kohë pas ngjarjes në fjalë pretendohej se Irani ka ndërhyrë edhe ndaj një anijeje të dytë tanker të Britanisë në Ngushticën e Hormuzit.