Bisedimet për ndryshimet klimatike në Kombet e Bashkuara që po mbahen në Madrid, janë bllokuar të shtunën pa arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

Ministrja e Ambientit të Kilit, Carolina Schmidt, që është mikpritëse e e bisedimeve dyjavore në Madrid, ka bërë thirrje ndaj përfaqësuesve të rreth 200 shteteve që të pajtohen me marrëveshjen e propozuar. “Ne duhet t’ia dëshmojmë botës përpjekjet tona”, tha ajo.

Por, grupet ambientaliste kanë shprehur pakënaqësi nga propozimet e dhëna, duke theksuar se ato rrezikojnë mosrealizimin e përkushtimit sipas marrëveshjes së vitit 2015 në Paris.

“Unë kam marrë pjesë në negociatat për ndryshimet klimatike që nga fillimi i tyre më 1991, por nuk kam parë kurrë shpërputhje totale si këtu në Madrid, duke u bazuar në atë çfarë kërkohet me shkencë dhe asaj se çfarë po bëjnë negociatorët”, tha Alden Meyer, zyrtar i politikbërjes në Bashkimin e Shkencëtarëve që merren me këtë çështje.

Meyer theksoi se ky propozim nuk reflekton në parlajmërimet urgjente nga shkencëtarët se emetimet e gazit duhet të bijnë dukshëm dhe se shpejti, për të arritur mbajtjen e ngrohjes globale në 1.5 gradë celcius deri në fund të shekullit.

“Planeti po përfshihet nga zjarri dhe dritarja jonë që na mundëson të ikim po bëhet vështirë e arritshme për shkak të vonesave në ndërmarrje të masave”, tha Meyer.
Pakënaqësitë për ndryshimet klimatike kanë rezultuar me protesta të shumta nëpër botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb