Ministri i Jashtëm i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani u takua në Uashington me Sekretarin e Departamentit të Shtetit Mike Pompeo, në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare të krizës së Gjirit, e cila vijon që prej Qershorit 2017.

Pas bisedimeve me homologun e tij amerikan, Sheikh Al Thani theksoi se krahas krizës së Gjirit, në këtë takim u trajtuan marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve dhe mënyrat e mbështetjes dhe zhvillimit të tyre, si dhe zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, raporton Al Jazeera.

Ministri Katarian tha se samiti i pritur mes vendeve të Gjirit dhe SHBA-ve mund të mbahet në dhjetorin e ardhshëm ose në fillim të vitit 2019, duke vënë në dukje se përpjekjet për ti dhënë fund krizës së Gjirit kanë mbetur ende në vend.

Nga ana tjetër, Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani tha se Katari nuk luan asnjë rol ndërmjetësimi mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara në krizën e fundit ndërmjet këtyre dy vendeve, duke siguruar se që të dy këto vende janë aleatë të Dohës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb