SERBI- Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka thënë të martën se bisedimet me Kosovën në Bruksel kanë qenë të vështira, sepse Prishtina ka kërkuar që fillimisht të ndryshonin 7 nga 15 pikat e marrëveshjes për drejtësinë që kishte propozuar Komisioni Europian.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Beta, marrëveshja për drejtësinë “ka qenë e fiksuar në marsin e vitit 2014” dhe se KE në bazë të saj kishte propozuar 15 pika.

‘‘Pavarësisht kësaj, pala prishtinase ka pasur kërkesë për ndryshimin e disa pikave, por kjo gjë nuk u pranua, pasi nuk vihej në diskutim vetëm kredibiliteti i Serbisë, por edhe ai i institucioneve të BE-së që e kishin hartuar marrëveshjen“, ka thënë Daçiç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: