I dërguari i SHBA Steve Witkoff ka planifikuar të udhëtojë në Moskë këtë javë, njoftoi të martën Yuri Ushakov, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Udhëtimi vjen në një kohë kur po zhvillohen procese diplomatike që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.

“Po,” u përgjigj Ushakov, siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, kur u pyet nëse e dinte nëse Witkoff po planifikonte një vizitë në kryeqytetin rus këtë javë.

Kujtojmë se Steve Witkoff është takuar tre herë me Vladimir Putin për të diskutuar perspektivën e përfundimit të konfliktit në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb