Negociatat e radhës ndërmjet delegacioneve ruse dhe amerikane, të rënë dakord gjatë bisedës telefonike mes Vladimir Putin dhe Donald Trump të martën, do të zhvillohen në Riad të Arabisë Saudite, më 24 mars.
Kjo është raportuar nga një këshilltar i Kremlinit, i cituar nga agjencitë ruse
Çfarë kërkon Putini në një armëpushim?
Udhëheqësi rus Vladimir Putin i ka thënë Donald Trump se ai mbetet i përkushtuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në mënyrë paqësore.
Një deklaratë e Kremlinit pas telefonatës së tyre të martën sugjeroi që Putini parashtroi kërkesat kryesore përpara se të binte dakord për një armëpushim:
Një “kusht kyç” për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm “duhet të jetë ndërprerja e plotë e ajrit ushtarak të huaj dhe shkëmbimi i informacionit të inteligjencës me Kievin”.
Çdo marrëveshje duhet të jetë “komplekse, e qëndrueshme dhe afatgjatë” dhe të trajtojë “shkaqet rrënjësore të krizës”
Ukraina duhet t’i japë fund “mobilizimit të detyruar” dhe të ndalojë riarmatimin e ushtrisë së saj
Çdo zgjidhje duhet të marrë në konsideratë “interesat legjitime” të Rusisë në siguri
Duke iu përgjigjur kërkesave, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin se ka vendosur kaq shumë parakushte “sa asgjë nuk do të funksionojë fare”.
Nga ana e saj, Këshilli Evropian thotë se mirëpret deklaratën e përbashkët të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit të tyre në Arabinë Saudite më 11 mars 2025, duke përfshirë propozimet për një marrëveshje armëpushimi, përpjekjet humanitare dhe rifillimin e shkëmbimit të inteligjencës dhe ndihmën e sigurisë së SHBA.
“Këshilli Evropian i bën thirrje Rusisë të tregojë vullnet të vërtetë politik për t’i dhënë fund luftës”, thuhet në deklaratën e lidervë të BE-së, pas mbylljes së punimeve të Samitit për Ukrainën, i mbajtur të enjten në Bruksel.
(Balkan Web)