Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se negociatat me aleatët për marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 11 majit po vazhdojnë pa probleme të mëdha.

Ai njoftoi se marrëveshja do të dorëzohet në mesnatë dhe është në përfundim.

Berisha theksoi se në listën e hapur të kandidatëve për Tiranën, aleatët do të kenë përfaqësues të tyre, duke shpjeguar se është e nevojshme të sigurojnë vende për partitë aleate në këtë listë.

Ai shprehu angazhimin e PD-së për të bashkëpunuar me partnerët e saj për një rezultat të suksesshëm në zgjedhjet e ardhshme.

“Negociatat nuk kanë ngecur me aleatët. Marrëveshja e koalicionit për zgjedhjet e 11 majit do të dorëzohet në mesnatë. Marrëveshja është në vazhdim e sipër. Nuk kemi probleme të mëdha, por do shohim fundin. Në listën e Tiranës edhe në të hapurën aleatët do kenë kandidatë. Jemi të detyruar t’u lëmë në listën e hapur vende partive aleate”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb