Nga: ZONJA VJOLLCA*
250 gr pluhur arrë kokosi
250 gr sheqer
4 të bardha vezësh
50 gr çokollatë

Në një tenxhere vendosim sheqerin, pluhurin e kokosit dhe të bardhat e vezëve. I trazojmë në zjarr mesatar duke kontrolluar që temperatura të mos shkojë më shumë se 50 gradë. I trazojmë mirë përbërësit derisa të provojmë me anë të një luge që brumi nuk bie kur e përmbysim atë nga luga. I vendosim biskotat në formë mbi një letër kuzhine dhe më pas i fusim në furrë në temperaturën 150 gradë për 20-25 minuta. Biskotat me arrë kokosi mund ti servirim ashtu siç janë ose mund ti servirim dhe me pak çokollatë të shkrirë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: