Në Gjirokastër u zhvillua një sfidë e drejtë për drejtë për mbijetesën. Luftëtari priti sërish Tiranën në një ndeshje e cila pritej të thoshte shumë për fatet e dy ekipeve. Në dukje barazimi 1-1 është një rezultat logjik, një X-s që nuk i bën keq askujt, mbase vetëm Kastriotit.

Tirana
Tirana

Është e vështirë të kuptosh se kujt i shërbeu më shumë ky barazim. Luftëtari nuk arriti të bënte atë hap të madh, nuk arriti të fitojë pikërisht ndeshjen që duhej fituar, një tre pikësh kundër Tiranës do të bënte të sigurt qëndrimin e tyre në elitën e futbollit shqiptar. Gjirokastritët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, vuajtën shumë presionin e Tiranës, për këtë arsye, ky barazim nuk është për tu hedhur poshtë, arrijnë të mbajnë bardheblutë 2 pikë larg ndërsa në raport me Kastriotin e vendit të parafundit ndodhen 5 pikë plus. Në këto kushte mbijetesa është totalisht në dorën e tyre.

Mema
Mema

Barazimi nuk është për tu hedhur poshtë as nga Tirana, falë pikës së marrë në këtë transfertë vijon ti qëndrojë pranë Luftëtarit ndërsa më Kastriotin kanë një avantazh prej 3 pikësh dhe sfidën e fundit ndërmjet tyre e luajnë në kryeqytet. Në ditën kur ishin pushim dhe më tre pikët në tavolinë, as në Krujë nuk e bën gjumin të qetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb