Barazimi 1-1 mes Rumanisë dhe Sllovakisë nuk u prit mirë nga shumë tifozë të futbollit. Ky rezultat kualifikoi të dyja skuadrat në fazën tjetër, duke bërë kështu që Ukraina të mbetet jashtë. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë parë si një “biskotë”, por nuk mendon kështu trajneri i rumunëve, Edward Iordanescu, i cili e ka një përgjigje për këtë temë.

“Mendoj se ishte e qartë që të dyja skuadrat dhanë gjithçka për 80 minuta. Ishte e qartë që të gjithë dhanë maksimumin dhe të flasësh para ndeshjes, të japësh supozime të tillë mbi një ekip, të vendosësh në diskutim dinjitetin dhe punën, është e turpshme” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb