Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 kg bizele, 1 kokërr qepë, ½ ls miell, 3-4 lgj vaj ulliri,1 lgj salcë domate, Kripë, piper, koper.


Përgatitja

Në një tenxhere me ujë të vluar pa kripë ziejmë bizelet derisa të zbuten.


Në një tenxhere tjetër hedhim vajin dhe kaurdisim qepën. Sapo qepa të zbutet shtojmë pak miell e kaurdisim paksa me qepën dhe më pas shtojmë salcën e domates.


Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë lëngun e mishit të ngrohtë dhe e lemë të ziejë sa të krijohet një salcë e lidhur. Më pas shtojmë bizelet e zjera dhe i lemë sa të marrin një valë të lehtë. Në fund shtojmë koperën të grirë hollë, fikim sobën dhe e lemë gatimin derisa të ftohet dhe ajkoset.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb