Nga: ZONJA VJOLLCA
300 gr mish i grirë
1 tufë qepë të njoma
1 karrotë
2 patate
300 gr domate
1 lgj salcë
500 gr bizele
Kripë, piper i zi

Fillimisht ngrohim vajin, shtojmë në të mishin në thela ose mish të grirë dhe e kaurdisim derisa mishi të mos lëshojë më leng. Shtojmë më pas qepët e njoma të prera në unaza, i kaurdisim së bashku me mishin ndërkohë shtojmë karrotat dhe patatet të prera në kubikë. Më pas shtojmë domatet së bashku me salcën dhe në fund shtojmë bizleet. E rregullojmë gatimin me kripë, shtojmë ujë derisa bizelet të mbulohen dhe i lemë të ziejnë në temperaturë mesatare derisa të gjitha perimet të jenë zjerë. Para se t’a shërbejmë gjellën me bizele grijmë pak koper dhe piper të zi.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb