NGA ZONJA VJOLLCA*

500 gr bizele
300 gr mish viçi
4-5 qepe të njoma
1-2 kokrra domate
1 lugë gjelle salcë domate
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 tufë kopër
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Në një tenxhere me pak vaj kaurdisim mishin të prerë në kubike mesatar, shtojmë qepët e njoma të prera hollë, i trazojmë, vendosim kapakun dhe i lemë të gatuhen për 2-3 minuta. Më pas shtojmë domatet të bëra pure, salcën, dhe bizelet. Pas 2-3 minutash hedhim pak ujë, e rregullojmë gatimin me kripë dhe e lemë të ziejë në zjarr mesatar derisa mishi të jetë zier plotësisht. Në fund shtojmë piperin e zi, arrën moskat dhe koprën e grirë imët.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: