Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr bizele, 3-4 kokrra patate, 1 lç kurkuma, 1 qepë të thatë, 2 qepë të njoma, 1 lgj gjalpë, 2 lgj vaj ulliri, Lëng mishi ose ujë
Kripë, piper, koper.

Përgatitja

Kaurdisim qepët me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Sapo qepa të zbutet shtojmë bizelet dhe i kaurdisim lehtë. Më pas shtojmë patatet dhe kurkumën duke vazhduar kaurdisjen për 2-3 minuta.

Më pas shtojmë lëngun e mishit në masë të përbërësve dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare. Në fund fare shtojmë koper, fikim sobën dhe e lemë gatimin të qëndrojë në temperaturë të sobës sa të ftohet dhe të ajkoset.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: