NGA ERJOLA JATA*

TIRANË- Në prag të mbledhjes së dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që do të mbahet ditën e hënë, Biznes Albania se bashku me Aleancën e Bizneseve të Kosovës i kanë propozuar ekzekutivit shqiptar dhe atij kosovar një liste prej 16 rekomandimesh me qëllim uljen e korrupsionit, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe eliminimin e barrierave mes dy vendeve.

16 rekomandimet e propozuara nga Dhoma Kombëtare e Tregtisë për Qeverinë Shqiptare dhe kosovare janë paraqitur këtë të shtunë nga Presidenti i Biznes Albania Luan Bregasi dhe Kryetar i Dhomës Kombëtare të Tregtisë për Kosovën Agim Shahini. Sipas  dy përfaqësuesve këto rekomandime janë të rëndësishme pasi nxisin shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

“Të shikohet mundësia e hartimit një paketë masash që produktet reciproke të marrin targetin EUR 1 sepse i krijon shumë lehtësira me produktet e tjera europiane të cilat bëjnë presion ndaj produkteve tona, problemi më i rëndësishëm është të rrisim dhe të

nxisim ekonomitë e dy vendeve për të bërë një treg konsumatorësh prej 6 milion, duam të jemi prezent në këto mbledhje për të hartuar politika që i shërbejnë ekonomive të dy vendeve”, tha Bregasi

Ndërsa Shahini u shpreh se “secila nga pikat ka rëndësi të veçantë”. “Secila pikë e veçantë dhe ka rendësinë e vetë, ne presim të nisë dalëgadalë realizimi i këtyre pikave që ngrin pozicionin e bizneseve tregtare, nxit shkëmbimet tregtare dhe financimet miliardëshe me rrugën e kombit dhe njëkohësisht na bën ne si shtet më atraktiv për investime dhe me konkurrent ndaj importeve të cilat janë tepër të mëdha. Produktet që prodhohen në Shqipëri ti njihet certifikata në Kosovë dhe anasjelltas”, tha Shahini.

Vetëm pak javë më parë dy ministritë e financave ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për njeë zyrë të përbashkët doganore Shqipëri-Kosovë.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/03/16-propozimet.doc” viewer=”microsoft”]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb