BERAT- Biznes Albania dhe 15 kompani kanë shpërndarë sot ndihma për familjet e përmbytura në Urën-Vajgurore. Gjatë shpërndarjes së ndihmave ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri i vendit Edi Rama. Mësohet se Biznes Albania, Neptun dhe kompanitë e tjera u kanë dhënë banorëve të përmbytur përveç ushqimeve edhe pajisje shtëpiake; kryetari i Shoqatës “Biznes Albania” Luan Bregasi tha se biznesi po i orienton ndihmat sipas kërkesave specifike të banorëve.

kryegjyshi

Pjesë e rrjetit te solidaritetit ka qënë dhe Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve si edhe nxënësit e 60 shkollave të qarkut të Beratit. Baba Edmond Brahimaj u shpreh se edhe Kryegjyshata është pranë familjeve të prekura të Urës Vajgurore, duke dhënë ndihmën e saj në ushqime dhe pajisje shtëpie.

Ura Vajgurore është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, përveç Fierit dhe Vlorës, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum. Më parë Ura Vajgurore është vizituar nga kryeministri Rama, ministri Erion Veliaj si dhe deputetë e krerë vendorë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb