TIRANE

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shtyrë afatin për bizneset të cilët duhet të hapin llogari bankare. Afati ligjor ishte data 26 Tetor por tatimet I kanë lënë më shumë kohë biznesit duke e shtyrë afatin deri me 28 Tetor. Tatimet thonë se deri më tani janë 35 mijë biznese nga 55 mijë gjithsej që e kanë zbatuar ligjin duke hapur llogaritë bankare dhe duke i dorëzuar ato në tatime.

“Të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrim për të deklaruar llogaritë e tyre bankare në administratën tatimore kanë mundësi që deri më datën 28 Tetor ta plotësojnë këtë detyrim ligjorë. Të dhënat e fundit nga deklarimet që janë kryer deri ditën e djeshme tregojnë se ka një numër prej rreth 35 mijë tatimpaguesish të cilët e kanë plotësuar këtë detyrim ligjorë nëpërmjet plotësimit të të dhënave në modulin e deklarimit elektronik.” tha Rezana Çelmeta,drejtoria e sherbimit te tatimpaguesve.


Sipas Rezana çelmetës dorëzimi I të dhënave është detyrim ligjor dhe bizneset që nuk e zbatojnë këtë detyrim do të ndëshkohen me gjoba që nisin nga 20 deri në 50 mijë lekë për çdo subjekt.


“Ky është detyrim ligjor që përfshinë të gjithë tatimpaguesit duke përjashtuar vetëm tatimpaguesit e kategorizuar si biznes i vogël pra personat fizik të cilët nuk janë përfshirë në skemën e TVSH ndërsa për personat juridik pavarsisht nga qarkullimi që atat kanë e kanë detyrim për ta plotësuar këtë detyrim ligjorë.Pas përfundimit të afateve tatimpagesit të cilët nuk e kanë plotësuar këtë detyrim ligjorë gjithmonë për tatimpaguesit aktiv do të ketë penalitete sic e parashikon ligji I procedurave.” tha ajo.


NdryshimI ligjore për të pajisur të gjithë bizneset me llogari bankare është kërkuar nga Këshilli i Europës, më konkretisht nga Agjencia Europiane kundër Pastrimit dhe parandalimit të të Parave “Moneyval”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb