TIRANE

Rreth 40 mijë biznese të cilat nuk kanë aktualisht një llogari bankare dhe janë me xhiro mbi 2 milionë lek në vit do të detyrohen të pajisen me llogari bankare. Përjashtim nga kjo nisëm do të bëjnë ato biznese me xhiro nga 0 deri në 2 milion lekë në vit.Në një intervistë për Neës 24 drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e financave Niko Lera thotë se ky ndryshim në ligjin për procedurat tatimore bëheT për të ulur qarkullimin e parave të pista.

“Synohet që të ulet cash në ekonomi sepse duke ulur cashin redukton dhe mundësinë për qarkullimin e parave të pista dhe krijohet më shum mundësi për kontrollin e fluksit të parave nga hyjnaë ku shkojnë.Sipas të dhënave të BB rezulton që 40 % e tatimpaguesve të biznesit të vogël nuk kanë llogari.”-u shpreh Lera.

Përvec bizneseve detyrim për të hapur një llogari do të kenë edhe Organizata Jo fitimprurëse.

“Nëse kanë status person juridik dhe kanë marrdhënie me administratën tatimore deklarimi patjetër që dhe ojf do të kenë detyrim.Ne duhet të kemi të qartë që nëpërmjet OJF shpesh kanalizohen fonde,para të cilat lëvizin dhe që duhet të ketë trasparencë në transfertat e tyre sepse ka risqe dhe mund të përdoren për operacione të ndaluara.” -theksoi Lera

Por a do të ketë kjo një kosto shtesë për bizneset të cilat do të paguajnë edhe komision në banka?

“Do të ketë kosto nëse do të kryhet transaksione por unë ju risqaroj që pjesa dërrmuese e këtij grupi operojën nëpërmjet llogarive likuiduese.”

Për ato biznese që nuk e zbatojnë ligjin drafti I cili është hedhur për konsultim publik parashikon edhe panalitet që arrijnë nga 50 deri në 100 mijë lekë. E gjithë paketa parashikohet të gjej zbatim pranverën e këtij viti. Ministria e Financave thotë se ndryshimet ligjore janë kërkuar nga Këshilli i Europës, më konkretisht Agjencia europiane kundër Pastrimit të Parave “Moneyval”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb