Tatimpaguesit e biznesit të vogël me xhiro mbi 2-5 milionë lek, të cilët nga data 1 prill 2018, do të përfshihen në skemën e TVSH-së, duhet që të raportojnë inventarin e gjendjes stok të mallrave deri në datën 31 mars 2018.

Inventari duhet të përfshijë mallrat e blerë me faturë me TVSH jo më parë se 12 muaj.
Për këtë arsye, administrata tatimore këshillon bizneset përpilimin e listës së mallrave stok të specifikuar në sasi dhe në vlerë, ku të evidentohet data e regjistrimit të stoqeve, sipas formularit bashkëngjitur këtij njoftimi.

Po ashtu, çdo mall i përfshirë në inventar, duhet të jetë i justifikuar me faturë tatimore të blerjes me TVSH, i blerë jo më parë se 12 muaj nga data e deklarimit të inventarit, dhe të jenë të regjistruara në librat e tatimpaguesit.

Periudha e faturave të deklaruara në inventar është data 1 prill 2017 deri në 31 mars 2018. Këto fatura, sipas DPT-së i bashkëngjiten inventarit.

Inventari, duhet të dorëzohet në drejtorinë rajonale, në momentin e regjistrimit në regjimin normal të TVSH-së, brenda datës 30 prill 2018. Një kopje të këtij inventari tatimpaguesi e ngarkon edhe në e-filing.

Gjithashtu të gjithë këta tatimpagues, duhet të pajisjen me blloqe tatimore me TVSH, të cilat duhet të tërhiqen pranë Drejtorive Rajonale Tatimore ku janë regjistruar. /atsh/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb