TIRANE- Për rreth 60 minuta, prej orës 11:00 deri 12:00, sipërmarrës të biznesit të vogël do të protestojë kundër përfshirjes në skemën e TVSh-së. Këtë e njoftuar vetë ata, pas një takimi që zhvilluan paraditen e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima, tha në rubrikën “Opinion” në “News24” se qeveria shqiptare duhet të tërhiqet nga përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.

“Sot me këtë që po ndodh, situata është shqetësuese për biznesin dhe gjithë shoqërinë. Pasojat e këtij vendimi për taksat në biznesin e vogël do të jenë të parikuperueshëm për gjithë shoqërinë. Sot ne si klasë politike, morëm një mesazh të qartë nga biznesi. Biznesi nuk do të marrë dot frymë, po iu vu taksë. TVSH mbi biznesin e vogël do t’u marrë frymën njerëzve, por do të rrisë edhe çmimet nga 6-8 përqind e mund të shkojë deri në 20 përqindËshtë e pafalshme për qeverinë të mos dërgojë një përfaqësues që të dëgjojë shqetësimet e tyre. Sot dëgjuam përfaqësues të biznesit, të cilët ishin të qartë në atë që parashtronin dhe kërkonin. Uroj që kjo marrëzi me TVSh të mos ndodhë. Por ne nuk duhet të lejojmë që situata të agravohet më tej. Ne kemi përgatitur amendamentet tona që janë hedhur poshtë. Tani është në dorën e qytetarëve”, u shpreh deputeti Mima.

Ai tha se PD do të mbështetë biznesin, i cili ka bërë thirrje për protestë.

“Njerëzit në biznes nuk janë që të pasurojnë pushtetarët, por për një mundësi më të mirë për familjet e tyre. Bizneset e vogla, do të duhet të paguajnë çdo muaj ekspertë kontabël. Kjo do të shtojë barrën e tyre të pagesave. Është e papërballueshme për një biznes ku kryefamiljari ka punësuar veten apo edhe një person tjetër. TVSH-ja që do t’i japin shtetit do të gllabërojë gjithë fitimin e vogël të tyre”, tha Mima.

Sakaq, deputeti demokrat tha se lëvizje të tilla në ekonominë shqiptare kanë ulur edhe interesin e sipërmarrjeve të huaj për të investuar në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb