Njeriu më i pasur i Afrikës, nigeriani Aliko Dangote tha në një forum ekonomik në Abidxhan të Bregut të Fildishtë tha se kishte tërhequr 10 milionë dollarë vetëm “për t’i parë”.

Dangote, që udhëheq grupin me mbiemrin e tij u shpreh se vetëm kur ika prekur paratë me dorë “mund të besonte se kishte vërtetë para shumë e ishte i pasur”.

“Në atë kohë, përpara disa vitesh, banka të lejonte që të merrje sa para të dëshiroje. Kështu që tërhoqa 10 milionë dollarë. I kam dërguar në shtëpi dhe i futa në bagazh të makinës. I pashë dhe u binda se jam i pasur. Të nesërmen i dërgova sërish në bankë”, deklaroi manjati nigerian.

Aliko Dangote, i pyetur sesa para kishte në momentin që foli, u shpreh se nuk kishte as edhe një dollar. “As edhe një dollar nuk e kam, hiç asgjë”, tha ai.

Nigeriani arriti në vendin e 23-të, ndër personat më të pasur në botë në vitin 2014, sipas revistës Forbes. Një revistë e konsideroi atë “Personi i vitit”, po më 2014.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb