Ndarja e prapritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani, mëngjesin e kësaj të mërkure ka tronditur mbarë opinionin publik.
Reagimet në rrjet janë të shumta nga miqtë, bashkëpunëtorët dhe ata që e njihnin.
Biznesmeni Kadri Morina i ka shprehur ngushëllime familjes Bogdani për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut të tyre të dashur.
Morina shprehet se ikja e Bogdanit në moshë të re është trishtuese. Ai vlerëson se Bogdani sillte mirësi në politikën shqiptare, duke shtuar se ish-deputeti i përkiste një familje me vlera dhe tradita.
“Trishtuese ikja e ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Gert Bogdani. Gert Bogdani sillte mirësi në politikën shqiptare. Ai i përkiste një familje me vlera dhe tradita, e cila ka qenë gjithnjë krenari për Shqipërinë“, thuhet në reagimin e biznesmenit, Kadri Morina.
Gerti Bogdani u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare pas një arresti kardiak. Bogdani ka qenë kryetar i Forumit Rinor i Partisë Demokratike dhe nga viti 2009 deri në 2013, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Vitet e fundit aktivizmi i tij ishte i fokusuar në çështje ndërkombëtare, por duke mos i shkëputuar asnjë lidhjet me politikën shqiptare ku një vit më parë kandidoi në primaret e PD për kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
(BalkanWeb)