Dy ditë pas vrasjes së Bujar Nasufit në Selitë, Policia e Tiranës ka marrë sërish në pyetje familjarët e tij. Burime për gazetarin Igli Çelmeta bëjnë me dije se gjatë dëshmisë së tyre ata nuk kanë kanë treguar detaje mbi konfliktet e mundshme që 56-vjeçari mund të ketë ka pasur.

Madje janë shprehur të rezervuar kur janë pyetur nga hetuesit mbi problemet që ata mund të kenë me bizneset apo pronat.

Policia paralelisht ka nisur gjurmimin në terren për gjetjen e provave. Telefoni i viktimës është dërguar për ekspertim në policinë shkencore ku pritet të marrin prej saj komunikime të vlefshme.

Ndërkohë disa kamera sigurie janë hapur disa ditë para ngjarjes për të verifikuar nëse autori i ka ndjekur viktimën.

Nga motori dhe arma e djegur policia nuk ka përfituar asnjë provë me vlerë.

Gjurmimi në kohë i mjetit motorik ka qenë i pamundur për shkak se autori e ka djegur në një tunel kjo për shkak edhe të reshjeve të shiut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb