Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, teksa 30-vjeçarja Ana Maria Lacramioara Di Piazza është vrarë në mënyrë tragjike nga i dashuri i sa i martuar. Trupi i pajetë i të resë është gjetur në një fshat të Italisë me disa goditje thike, ndërsa autor i krimit është 51-vjeçari Antonino Borgia, një sipërmarrës ndërtimi nga Partinico.

Lidhjen e fshehtë që kishin nisur një vit më parë nuk e kishte menduar se do i shkonte në këtë mënyrë vajzës me origjinë rumune. E reja kishte zgjedhur pikërisht ditën e djeshme për ti treguar të dashurit se priste një fëmijë nga ai.

Madje i kishte kërkuar edhe tre mijë euro, para që burri i kishte premtuar se do t’i jepte një natë më parë, por kur mbërritën në vendin e krimit, pasi patën marrëdhënie seksuale, ai e qëlloi pa mëshirë me thikë në bark dhe e la të vdekur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas arrestimit, sipërmarrësi italian rrëfeu se e reja i kishte thënë që po priste një fëmijë nga ai dhe madje e kishte kërcënuar se do i tregonte gjithcka gruas së tij. Të dy u takuan në zonën e Balestrate, më pas ajo hipi në furgonin e bardhë dhe shkuan në një fshat ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë. Trupi i gruas u gjet në fshatin midis Balestrate dhe Partiniko, përgjatë autostradës 113.

E gjithë skena e vrasjes është filmuar nga kamerat e një biznesi që gjendjen aty pranë dhe në këtë video dëgjohet e reja duke bërtitur, “Çfarë po bën, presim një fëmijë, unë të dua”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb