Bjellorusia ka vendosur forca shtesë të mbrojtjes ajrore në kufirin e saj me Ukrainën për të mbrojtur “objektet kritike të infrastrukturës”, për shkak të rritjes së aktivitetit të dronëve ukrainas, ka njoftuar një komandant ushtarak bjellorus.

Bjellorusia, një aleate e Rusisë, tha se kishte rrëzuar një dron që sipas saj kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Ukraina “për të mbledhur informacion në lidhje me infrastrukturën kufitare bjelloruse”.

Ndërkohë, komandanti i Forcave të Mbrojtjes Ajrore Bjelloruse, Andrei Severinchik, deklaroi se situata në hapësirën ajrore mbi kufirin bjellorus mbetet e tensionuar, shkruan skynews.

“Ne jemi të gatshëm të përdorim me vendosmëri të gjitha forcat dhe mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin tonë dhe popullsinë e Republikës së Bjellorusisë nga provokimet e mundshme në hapësirën ajrore”, tha ai.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se kishte informacione që tregonin se Ukraina kishte lëvizur më shumë trupa, armë dhe pajisje ushtarake në rajonin verior Zhytomyr, i cili kufizohet me Bjellorusinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: