“Black out-i” që ka prekur botën nga ndërprerja e internetit, ka paralizuar aeroportet në të gjithë Europën, por probleme raportohen edhe në banka, bursa e media. Ndërprerja duket se po prek kompjuterët Windows në nivel global. Probleme raportohet në sistemet e IT të aeroporteve ku check-in është i pamundur dhe në mjaft terminale pasagjerët po regjistrohen manualisht. Operacionet po vazhdojnë me sisteme manuale, ndërkohë nuk raportohen probleme në sistemet e sigurisë për personat në kërkim i cili funksionon normalisht.

Linja ajrore gjermane Lufthansa dhe SAS Airline, me bazë në Skandinavi, janë linjat ajrore më të fundit që raportojnë ndërprerje të fluturimeve.

Lufthansa thotë se, për momentin, rezervimi i biletave të udhëtimit është e kufizuar, por po punohet për një zgjidhje.

Dhe SAS thotë se shërbimet e saj janë plotësisht funksionale, por “çështjet teknike” po ndikojnë në pjesën e rezervimit.

Aeroporti i Pragës është prekur gjithashtu nga ndërprerja e sistemit të check-in dhe thotë se disa nisje nga kryeqyteti çek janë vonuar.

Linja ajrore gjermane Eurowings po raporton gjithashtu se check-in e saj online aktualisht nuk po funksionon.

Dhe në Irlandën e Veriut, aeroporti Ndërkombëtar i Belfast thotë se ndërprerja po ndikon në aeroport, por fluturimet mbeten funksionale.

Aeroporti më i madh i Zvicrës në Cyrih thotë gjithashtu se aeroplanët nuk lejohen të ulen.

Linja ajrore holandeze KLM thotë se trajtimi i fluturimeve është i pamundur. KLM thotë se i është dashur të pezullojë të gjitha operacionet ajrore, por shton se po punon fort për të zgjidhuyr problemin. “Ne e kuptojmë se kjo është një gjë shumë e papërshtatshme për klientët dhe stafin tonë, veccanërisht në mes të sezonit të pushimeve”, ishte reagimi i KLM.

Kompanitë ajrore këshillojnë klientët që kontrollojnë apolikacionet e për përditësime në lidhje me fluturimet.

Vonesa dhe ndërprerje raportohen edhe në linjat e trenave.

Çfarë duhet të dini nga black out-i i pazakontë?

Një problem i madh me sistemet kompjuterike po pengon transportin, transmetuesit, spitalet dhe sektorë të tjerë në mbarë botën

Fluturimet janë ndalur dhe aeroportet në mbarë botën po raportojnë vonesa

American Airlines thotë se Crowdstrike, një kompani e sigurisë kibernetike, është burimi i çështjeve të teknologjisë. Crowdstrike në një mesazh telefonik të regjistruar tha se është në dijeni të raporteve të problemeve në sistemin operativ Windows të Microsoft-it në lidhje me sensorin e tij Falcon.

Në shtetin amerikan të Alaskës, policia paralajmëron se sistemi 911 mund të mos jetë i disponueshëm

Në Poloni, terminali Baltic Hub u kërkon anijeve të mos dërgojnë kontejnerët e tyre atje

Në MB, kompanitë hekurudhore po “përjetojnë probleme të përhapura të IT” dhe paralajmërojnë për vonesa

Probleme raportohen edhe në shërbimet spitalore. Mjekët nuk kanë akses në të dhënat e tyre, ndërsa janë pamundësuar edhe rezervimet në internet

Probleme edhe në rrjetet e transmetimeve televizive. Sky News dhe CBBC kanë qenë jashtë transmetimit

Currency
Currency

Aeroporti i Delhit i proceson pasagjerët me shkrim dore
Në Delhi, nuk kishte terminale elektronike të disponueshme për check-in. Radhët e njerëzve raportohen të gjata. Pasagjerëve iu është dhënë një formular që ta plotësojnë me dorë. BBC shkruan se pas kalimit të sigurisë, është një person në Terminalin 3 i cili është përgjegjës për përditësimin e një tabele të bardhë me dorë me informacionin e portës.

“Unë jam në portën nga ku është menduar të niset fluturimi, por nuk ka agjentë dhe as aeroplan. Në portën përballë asaj ku jam, ka një kapiten dhe ekuipazh që presin ekuipazhin e terrenit për të filluar procesin e hipjes. Për shkak se gjithçka këtu bëhet me dorë, gjërat janë të ngadalta. Por ky aeroport mbetet i hapur”, raporton BBC.

Dehli
Dehli

United Airlines fajëson ‘softuerin’ e Crowdstrike, për ndërprerjen e fluturimeve
Kompania e pestë në botë për nga numri i pasagjerëve, United Airlines, në një deklaratë për BBC ka gjetur “fajtorin” e ndërprerjes së fluturimeve dhe paralizimit të fluturimeve në të gjithë botën.

United Airlines bën të ditur se problemi u shkaktua në “softuerin” e kompanisë që ofron shërbimin, Crowdstrike. Kompania ajrore amerikane njofton se po punohet për të rivendosur në punë sistemet, ndërsa njofton se fluturimet janë rikthyer dhe po vijojnë për në destinacionet e tyre.

Një ndërprerje e softuerit të palëve të treta po ndikon në sistemet kompjuterike në mbarë botën, duke përfshirë edhe linjën United Airlines. Ndërsa ne punojmë për të rivendosur ato sisteme, ne po i mbajmë të gjithë avionët në aeroportet e tyre të nisjes. Fluturimet tashmë po vazhdojnë për në destinacionet e tyre”.

Linja ajrore amerikane transporton mesatarisht 578,000 pasagjerë në ditë.

Crowdstrike, përgjegjëse për “black out”-in
Një kompani e sigurisë kibernetike e quajtur Crowdstrike, e cila prodhon softuer antivirus, ka lëshuar një përditësim softuerësh që ka shkuar tmerrësisht keq dhe po prish pajisjet Windows – duke shkaktuar të ashtuquajturin “ekrani blu i vdekjes” në kompjuter. Kjo raportohet nga mediat ndërkombëtare dhe kompanitë ajrore të fluturimeve të cilat kanë gjetur fajtorin e black out-it.

Megjithatë, raportet janë kontradiktore, mes një sulmi të dyshuar kibernetik dhe defektit gjatë përditësimit të sistemeve të sigurisë.

Crowdstrike është kontaktuar për një përgjigje zyrtare, por deri në këto çaste nuk ka patur një reagim.

Microsoft merr masa: Problemi nisi pas mesnate, po hetojmë çfarë ndodhi me sistemet
Microsoft thotë se po ndërmerr masa pas problemeve të shërbimit në të gjithë botën. Ai thotë se ndërprerja e funksionimit të sistemit filloi pas mesnate.

Kompania thotë se po heton problemet me shërbimet cloud në SHBA dhe një problem që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.

Firma e sigurisë së IT-së Crowdstrike në një mesazh telefonik të regjistruar tha se është në dijeni të raporteve të problemeve në sistemin operativ Windows të Microsoft-it në lidhje me sensorin e tij Falcon.

“Faleminderit që kontaktuat dhe kërkuat mbështetjen e Crowdstrike”, thuhet në reagim.

Preken kompanitë e trenave në Britani
Një kompani e madhe treni ka paralajmëruar pasagjerët që të presin ndërprerje pasi po vuan “bllokim masiv në sistemet e IT”. Të katër markat e Govia Thameslink Railway – Southern, Thameslink, Gatwick Express dhe Great Northern – postuan në mediat sociale: “Aktualisht jemi duke përjetuar probleme me sistemet IT në të gjithë rrjetin tonë. “Ekipet tona të IT-së po hetojnë në mënyrë aktive për të përcaktuar shkakun rrënjësor të problemit.

“Ne nuk jemi në gjendje të aksesojmë diagramet e shoferëve në vende të caktuara, duke çuar në anulime të mundshme me njoftime të shkurtra, veçanërisht në rrjetet Thameslink dhe Great Northern. “Për më tepër, sisteme të tjera kyçe, duke përfshirë platformat tona të informacionit për klientët në kohë reale, janë gjithashtu të prekura. “Ne do të ofrojmë përditësime shtesë kur të mundemi. Ndërkohë, ju lutemi kontrolloni rregullisht udhëtimin tuaj përpara se të udhëtoni.” Ndërsa ndërprerjet u përhapën, aeroporti i Berlinit raporton vonesa për shkak të ‘defektit teknik’.

Disa aeroporte dhe linja ajrore kanë raportuar probleme me sistemet e tyre IT. Aeroporti i Berlinit postoi në X që po përjeton vonesa në check-in për shkak të një “defekti teknik”.

Në Spanjë është raportuar një “incident” në të gjitha aeroportet e vendit. “Ne po punojmë për ta zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, operacionet po vazhdojnë me sisteme manuale,” thotë operatori spanjoll i aeroportit.

Paralizohet aeroporti i Edinburgut
Në aeroportin e Edinburgut ka pasur ndërprerje të shërbimeve pasi gabimi i kompjuterik shkaktoi mosfunksionim të ekraneve të nisjes. Tabelat e nisjes në ndërtesën e terminalit kryesor dukeshin të “ngrira”, duke treguar informacion të vjetëruar në lidhje me numrat e portave dhe orarin e nisjes – që do të thotë se disa pasagjerë kanë humbur fluturimet e tyre.

Më herët këtë mëngjes ra alarmi i zjarrit në ndërtesën e terminalit kryesor, që mendohet se është shkaktuar nga i njëjti gabim kompjuterik.

Aeroporti i Edinburgut tha se po punonte për të zgjidhur çështjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb