Blake Lively ka treguar hijëshinë e saj e veshur me një fustan madhështor të kuq teksa ka mbërritur në premierën e filmit ‘The Age Of Adaline’ në New York, ditën e dielë. 27-vjeçare nuk ka qënë e shoqëruar nga bashkëshorti Ryan Reynolds, por nga mamaja Elaine dhe vëllai i saj, Eric Lively. Me një fustan që të kujtonte bukurinë e vjetër të Hollivudit, Blake dukej pothuajse si personazhi që luan në film. Veshja e saj tregonte qartë se Blake i është rikthyer formave të saj perfekte edhe pse ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën të quajtur James, në muajin dhjetor. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb