Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka kërkuar nga ata që e quajnë të korruptuar, që t’i vërtetojnë këto akuza me fakte. Gjatë muajit të kaluar plasi skandali në FIFA, teksa disa zyrtarë të lartë u akuzuan për korrupsion dhe shpëlarje parash nga Sistemi i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, Blatter thotë se ai nuk është i përfshirë në korrupsion dhe askush nuk mund ta vërtetojë të kundërtën.

“Njerëzit nuk e kuptojnë çfarë fjalë po përdorin kur më akuzojnë mua që jam korruptuar. Dikush që më akuzon mua se jam i korruptuar duhet fillimisht që ta vërtetojë këtë gjë”, ka thënë fillimisht Blatter.
“Por, askush nuk mund ta vërtetojë se unë jam i korruptuar, sepse nuk jam. Nuk më pengojnë kritikat konstruktive dhe legjitime, sepse ka benefite nëse i shohim gjërat ndryshe. Mirëpo, nëse dikush thotë se ‘Blatter është i korruptuar sepse FIFA është e korruptuar’, unë vetëm mund t’ua tundi kokën atyre njerëzve”.

“Unë kam ndërgjegje të pastër, përndryshe nuk do të mund t’i shihja njerëzit në sy kur të flitej për këtë temë. Akuzat ndaj meje nuk kanë të bëjnë fare me futboll, ato janë sulme mbi jetën personale”, ka shtuar ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: