Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi ka kristalizuar formacionin ndaj Dinamos. Duket se 11-shja është gati.

Soler është i dëmtuar në muskujt e barkut dhe është në dyshim. Ualid Zharmuni do të jetë në fushë, duke shtuar forcën e bardhebluve në repartin e avancuar. Përsa i përket skuadrës që do të përballet me Dinamon, Selmani e nis në portë.

Mbrojtja do të jetë e përbërë me tre futbollistë, duke filluar nga Kola, Dembele dhe Mici. Në mesfushë do të luajnë Haxhiu dhe Ismajli në secilin krah. Në qendër janë Meta dhe Jonuzi.Pak para tyre do të rreshtohet Abah dhe dyshja e sulmit do të përbëhet nga Zharmuni-Prengaj. Dyshja përpara dhe Ismajli kanë shënuar 6 gola së bashku në këtë kampionat.

Sdffdssfdfsdfsdsfdfsdfsd
Sdffdssfdfsdfsdsfdfsdfsd

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb