Pritet vetëm njoftimi zyrtar, por Bledi Shkëmbi nuk është më trajneri i Tiranës. Palët, Shkëmbi dhe drejtuesit e Tiranës, zhvilluan një takim kokë më kokë ditën e hënë, pas ndeshjes kundër Egnatias, me teknikun korçar që i është njoftuar shkarkimi. News24 kontaktoi me Bledi Shkëmbit dhe vetë trajneri konfirmoi lajmin se është shkarkuar nga stoli i Tiranës:

“Po, është e vërtetë, më shkarkuan nga Tirana. Presidenti Halili më njoftoi për vendimin e klubit”,  u shpreh Shkëmbi për News24.

Ecuria negative e Tiranës këtë sezon, detyroi presidentin Halili të merrte këtë vendim drastik. 11 pikë në 12 javë janë shifra që dënojnë Shkëmbin, me Tiranën që ndodhen në vendin e 7-të me 11 pikë, por është vetëm një pikë larg vendit të fundit.

Shkëmbi mori drejtimin e bardhebluve gjatë aventurës në Evropë, ku u eliminua Torpedo që në raundin e parë. Më pas në Superligë, në 12 javë në drejtimin e tij, Tirana numëron vetëm 1 fitore, 8 barazime dhe 3 humbje, 2 humbjet radhazi kundër Vllaznisë dhe Egnatias vulosën fatin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb