Gazetari Blendi Fevziu sot në emisionin “Opinion” është shprehur duke paralajmëruar se nga dita e enjte ne vendi tonë pritet të ndodhin “dallgë” të mëdha.

Duke iu referuar çështjes më të nxehtë të ditës lidhur me dosjen “Habilaj”, gazetari është shprehur se kjo dosje ka qenë prezentë në Shqipëri.

“Nga e enjtja parashikohen dallgë të mëdha. Sot janë hedhur edhe teza te luftës së brendshme në PS. Çdo gjë është e mundur. Por një gjë është e sigurt: kjo dosje ka qenë prezente në Shqipëri” tha Fevziu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: