Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu është përplasur me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako teksa po diskutohej në lidhje me përgjimet e publikuara nga “Bild”.

Teksa po diskutohej për përgjimin ku drejtuesi i Ujësjellësit të Durrësit, pranonte t’i jepte emrat e punonjësve Astrit Avdylajt, Dako u përpoq të tregonte se gjithkush mund të flasë në telefon.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu kthye Blendi Fevziut duke i thënë se edhe atë e merrnin në telefon duke i thënë mos nxirr këtë lajm apo atë lajm.

Kaq u desh, që Fevziu të “shpërthente” ndaj Dakos, ndërsa i konsideroi skandaloze që një person i inkriminuar merr në telefon një drejtor duke i kërkuar listën e zgjedhjeve të opozitës.

DEBATI

Dako: Edhe ty të marrin në telefon dhe të thonë mos nxirr këtë mos nxirr atë.

Fevziu: Nuk ka bythë njeri të më thotë mua mos e nxjerr këtë apo atë lajm…

Dako: Të kanë marrë në telefon zyrtarë shteti..

Fevziu: Ti e krahason këtë me një kriminel që të kërkon listat e zgjedhësve. Të marrë një njeri të thotë më jep listat, është skandal. Thotë se është edhe me kryetarin e Partisë Socialiste. Kjo të duket normale ty.

Dako: Unë po flas për mediat.

Fevziu: Ka telefonata që thonë ma ke nxjerrë gabim. Nuk ndodh!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb