Nga takimi i Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve ministri Klosi lancoi paketën antikorrupsion në mjedis. Në takimin ku ishin të pranishëm zv.ministra të qeverisë, prefektët, përfaqësues të universiteteve, ekspertë mjedisorë dhe donatorë,  ministri Klosi përmendi rezultatet pozitive të deritanishme të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”  duke theksuar se ka ardhur koha për ndryshime të tjera në mjedis.

“Thelbi i paketës është që të eliminojë gjithë hallkën burokratike që e çon administratorin e një biznesi në një raport të vështirë me shtetin dhe të kemi mundësi që të luftojmë për mbrojtjen e mjedisit, të sakrifikojmë për mbrojtjen e mjedisit por njëkohësisht të krijojmë të gjitha hapësirat që biznesi dhe qytetarët ta shikojnë mbrojtjen e mjedisit si detyrim karshi Shqipërisë turistike dhe gjeneratave që do të vijnë , por jo si detyrim karshi inspektorëve të mjedisit , apo si detyrim karshi zyrtarit që i kërkon çdo gjë por jo të vërtetën  pra mbrojtjen e mjedisit” – tha ministri Klosi

Kalimi i lejeve mjedisore online prej datës 1 mars 2020 është një tjetër masë që synon të presë kontaktet e biznesit me administratën.

“Nga data 31 dhjetor deri në 28 shkurt kemi gjykuar që këto leje të jenë të përbashkëta dhe të ecin paralelisht online edhe me letra dhe pastaj në 1 mars të 2020aplikimi të jetë vetëm online dhe të kemi 0 kontakt nëpërmjet zyrave të Agjencisë së mjedisit me qytetarët dhe biznesin . Përfitimet janë shmangia e sorollatjes dhe humbja e kohës nga qytetarët, dokumentohet dhe arkivohet çdo komunikim dhe i gjithë procesi pa pasur aludim, atje ku zyrtari përgjigjet gjithmonë në kohë reale nëpërmjet komunikitmi elektronik do të rritet efikasiteti në komunikim, eliminohet subjektivizmi në vlerësimin e aplikimit pasi sistemi do të jetë vetëvlerësues.”

5.500 biznese të vogla do të cliroheb nga lejet e tipit C.

“Me këtë vendimmarrje ne lirojmë plot 5500 operatorë të vegjël  duke ia hequr detyrimin që marrin leje mjedisore , duke ia hequr një detyrim përsëri abuziv që të raportonin dy herë në vit kishin një ekspert mjedisor që shkonte u bërtiste dhe merrte tarifë sadoqoftë ajo pra të jenë drejtpërsëdrejti në komunikim me pushtetin vendor që i menaxhon i kontrollon, i trajton dhe me njerëzit që jetojnë atje. Nëse njerëzit nuk do të duan që të ngrihet një furrë buke ajo furrë buke nuk mund të jetë . Ky është thelbi, njerëzit duhet të jenë vendimmarrës dhe të mos jetë pushteti, adminitrata që gjykon gjëra të cilat janë shtuar vit pas viti”

Ministri Klosi tha se vendimi  i ushtrimit ose të jo një biznesi të vogël do të vendoset nga bashkitë edhe në rastin e  zhurmave ku do të jetë policia që do të vendosë.” Në qoftë se ky lokal do të lejohet nga komuniteti, nëse bashkia e gjykon që lokali nuk është i përshtatshëm atëherë nuk ka pse të ketë leje mjedisore që e mbron por duhet të ketë një kontroll shumë më të rreptë, të jenë forcat e rendit të cilat të respektohet orari dhe të ketë një vendimmarje që e mbyll edhe janë forcat e rendit që kap shkeljet. “

Ndalimi i prodhimit tregtimit dhe importimit të qeseve plastike është një tjetër vendim me të cilin Shqipëria do të jetë vendi i parë europian pa qese plastike prej datës 1 qershor 2020. Reforma në mjedis është shtrirë edhe në ristrukturimin institucional duke reduktuar inspektoriatin shtetëror të mjedisit duke ia lënë kontrollin  e paligjshmërisë I kalon forcave të rendit ku çdo shkelës duhet të gjykohet edhe për krimin mjedisor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: