Këngëtarja Bleona Qereti nuk i ka pritur aspak mirë fjalët e thënë nga deputeti socialist Erion Braçe gjatë një emisioni televiziv. Madje nuk ka ngurruar të replikojë me deputetin socialist duke iu kthyer dhe një përgjigje në rrjetin social.

Braçe tha se “çfarëdo lloj gjëje që do them unë kjo zonja do të merret me mua nesër. Nuk e di nëse është e suksesshme apo jo. Nuk e njoh, nuk e kam ndjekur se çfarë bën në Amerikë, por shfaqja nuk më pëlqen, nuk është estetike dhe nuk është as e bukur kjo gjë” pasi drejtuesi i emisionit i nxorri fotot e famshme në Bleonës në Tapetin e Kuq.

Ja përgjigja e plotë e Bleona Qeretit:

“Erion Braçe as ti nuk më pëlqen mua dhe as unë nuk jam lodhur të të ndjek KURRË. Sigurisht që ti s’ke lidhje me estetiken dhe mendimi yt për mua është thjesht një opinion i yti !
Je me fat që ke lindur në Shqipëri dhe merr rrogën duke bërë “llogje kavaje” se të ishe në USA nuk besoj që do ishe në Kongres!
Sigurisht as unë në këtë aspekt, nuk kam lidhje me politikën, por ky është thjesht opinioni im PËR TY !!!!
Po nejse jetës nuk i dihet…
Le të jemi pozitivë…
Provo dhe ti Amerikën dhe shiko ku do mbërrish. Ndoshta bëhesh senator, pse jo??? Apo pse të lodhesh kot kur je mbret në Shqipëri dhe paguhesh kot pa bërë asgjë?? Ç’të duhet Amerika? Kur i ngop të tjerët me lug bosh në Shqipëri?
Unë nuk kam ëndërruar suksesin! Kam punuar për të!!!!
As unë vallahi nuk di ç’të them për këtë foton! Nuk më pëlqen!!!! Nuk është as estetike. Ndajmë të dy të njëjtin mendim për njëri-tjetrin! Gjithsesi je gjë e zgjuar… E more me mend që unë do merresha me ty të nesërmen!!! A qerrata qerrata!”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: