TIRANË-Bleona Qereti e ka një përgjigje ndaj të gjithëve që kanë komentuar mbi veshjen apo zhveshjen e saj në American Music Aëards (AMA).
“Klasi im është më i madh se b… ime” shkruan ajo mbi një foto të postuar në rrjetin social Facebook.

Këngëtarja një ditë më parë përhapi një valë komentesh në rubrikat rozë dhe rrjete sociale për prezantimin që bëri në këtë event të rëndësishëm muzikor që vlerësohet në mbarë botën.

Bleona u cilësua si e veshura më keq nga ‘Dailymail’, por megjithatë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe u bë e njohur dhe tek ato shtete që nuk ia kishin dëgjuar kurrë më parë emrin.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb