TIRANE – Ylli i muzikës Pop Bleona Qerreti sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Take you over” në kanalin zyrtar “VEVO”. Përpos punës së madhe që i është dashur Bleonës të bëjë këto muaj për realizimin e këngës, ajo ka sakrifikuar edhe më tepër. E ftuar në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio” që prezantohet nga Olti Curri, Qerreti ka rrëfyer se ka hequr dorë nga apartamenti luksoz në të cilin jetonte prej disa vitesh në LA.
“Ndoshta shumë nuk e dinë por unë për të realizuar këtë video kam lënë apartamentin ku jetoja prej kohësh në LA, sepse ai ishte shumë i shtrenjtë. E bëra që të mblidhja paratë që më duheshin për të punuar me skuadrën e regjisorëve e promotorëve më të mirë”, – ka thënë Bleona.(who)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: