Këngëtarja Bleona Qerreti iu përgjigj publikisht gazetarit Arian Çani mbrëmjen e së mërkurës gjatë emisionit televiziv “Opinion” në “Tv Klan”, lidhur me komentet që ky i fundit ka bërë për veshjen e saj gjatë ceremonisë ‘American Music Awards’.

Bleona tha se gazetarët duhet të mbajnë vendin e tyre e jo të ofendojnë artistët. “Arian Çani është një copë idioti për mua që flet… si mund të thuash… mbani vendin aty ku e keni”,­ tha Bleona duke iu drejtuar edhe gazetarëve të pranishëm në studio.

Fustani i ekspozuar në (AMA) sipas saj është shitur shumë shtrenjtë dhe paratë kanë shkuar për bamirësi. Duke folur për mundësitë që artistët kanë për t’u bërë të famshëm në Shqipëri, Bleona komentoi edhe për këngëtaren me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Sipas saj, “pyetja shtrohet nëse Rita Ora do të ishte rritur këtu, a do ta kishte këtë sukses që ka apo jo? Të mos ngatërrohet kekun me byrekun”, ­u shpreh këngëtarja.

Ajo foli për solidaritet dhe bashkëpunim që artistët duhet të kenë me njëri-­tjetrin, e jo të cenojnë punën apo imazhin e tyre. “Shqipëria është një vend kaq i vogël dhe ne duhet të mbështesim njëri­tjetrin. Nëse do të vazhdojmë të luftojmë njëri-­tjetrin atëherë kjo nuk funksionon”, ­u shpreh Bleona.

Por këngëtarja ka debatuar edhe me gazetaren Iva Tiço, pas një komenti që kjo e fundit i ka bërë për të njëjtin fustan, duke thënë kohë më parë se “nuk dukej bukur”. Bleona i ka thënë Tiços “çfarë lidhje ke ti me modën”, ndërsa gazetarja i është përgjigjur se ishte mendimi i saj, duke pohuar edhe njëherë se me atë fustan nuk dukej bukur. “Ty të duket vetja bukur me atë fustan? Po të ishe zhveshur dhe të ngjaje bukur do të thoja je bukur, po nuk je bukur”, i ka thënë Tiço. Pothuajse gjatë gjithë emisionit, Bleona ka shprehur mllef ndaj atyre që e kanë kritikuar për paraqitjen e saj.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: