TIRANE


Mbrëmjen e djeshme Robert Berisha deklaroi publikisht se ai dhe Nora Istrefi ishin ndarë. Prej kohësh në media të ndryshme përflitej se një nga çiftet më të dashur të ekranit, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre.


Këtyre thashethemeve ka vendosur t’i japë fund vetë Roberti, duke zbuluar se ai dhe Nora nuk janë më bashkë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai lajmëroi ndarjen e tyre. Të shumta ishin komentet për ndarjen më të bujshme të momentit.

Untitled 12
Untitled 12

Mes komentuesve nuk kanë munguar edhe personazhet e njohur. Një ndër to është edhe Bleona Qereti. Kjo e fundit ka lënë komentin e saj në profilin e Robertit, ndërsa shprehet se i bashkohet dhimbjes së tyre.


“Ju uroj sa më shumë fat për të dy. Ndryshe nga njerëzit e tjerë unë ndiej dhimbjen tuaj dhe atë që po kaloni. Do ta kapërceni këtë. Ju dua të dyve”, ka shkruar Bleona.
(BalkanWeb)