SHBA- Bleona Qereti ka tërhequr sërish vëmendjen në ndarjen e çmimeve Grammy Awards, mbrëmjen e djeshme. Edhe kësaj here këngëtarja shqiptare ka marrë komente negative, madje mediat e huaja e etiketojnë Bleonën kur bëjnë pyetjen “A ka më të çmendur se Lady Gaga?”

E konsideruar si Madonna shqiptare, Bleona ka zgjedhur sërish një veshje të çuditshme shkruajnë mediat e huaja, duke harruar se çfarë është fustani.

Ajo është shfaqur në tapetin e kuq me një veshje metali gati të blinduar, që i mbulonte vetëm pjesën e sipërme të trupit, ndrësa nga pas e ndiqte një shtëllugë e madhe prej tyli që më shumë i ngjante një bishti.

Këmbet e saj kanë qënë tërësisht të ekspozuara, ndërsa mediat e huaja kanë plotësisht të drejtë kur thonë se “kësaj here Bleona ishte gjysmë lakuriq”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: