TIRANE

Bleona Qerreti prej vitesh jeton në Amerikë ku po vazhdon karrierën e saj si këngëtare. Këngëtarja shqiptare ka marrë pjesë në shumë programe televizive apo evenimente të rëndësishme.


Bleona ka shkëlqyer gjithmonë me pamjen e saj. Eventi i fundit ka qenë në natën e ndarjes së çmimeve Oscar ku ylli shqiptar mahniti me fustanin dizenjuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti. Bleona siç duket ka marrë skuadër shqipare, pasi ka zgjedhur si grimiere Lili Ismailin dhe fotograf Eugenio Qosen. Bleona e ka publikuar vetë foton që duket që është realizuar përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që Bleona Qereti ka qenë edhe vitin e kaluar në natën e e madhe të ndarjes së çmimeve Oscar, ku tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj rrjetë i cili nuk i linte shumë vend imagjinatës. Kanë qenë të shumta mediat e huaja që komentuan veshejn e këngëtares shqiptare që jeto prej vitesh në SHBA.


Sigurisht, Bleona ka një ekip që mendon për këto dhe mesa duket, veshjet e saj kanë qenë aq të arrira, saqë kanë shëbyer si frymëzim për përsonazhet e famshëm.

Ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar disa foto në ‘Instastory’, ku krahason veshjet e saj me ato të Rihanna-s, Britney Spears, Jennifer Lopez, Khloe Kardashian dhe Lady Gaga.
(BalkanWeb)

Etiketa: