DURRES


“Dritare me Rudinën” ka mbyllur ciklin e emisioneve politik të saj, për t’ia kushtuar këto puntata të korrikut, turizmit. Studio e emisionit u zhvendos këtë të martë nga Neës24, në ambjentet e “Prestige Resort” në Golem.

Ekspertja e turizmit Blerina Ago tha se Shqipëria është një destinacion fantastik për turistët dhe se kush vjen, nuk ikën. Ago shtoi se ka turistë të huaj që ecin 3 orë me mushka, sepse duan të provojnë diçka autoktone.


“Unë besoj se kush ka vizituar Shqipërinë, nuk ikën. Besoj se ata persona që zgjedhin të bëjnë plazh, zgjedhin po ashtu edhe të zbulojnë fshatra turistikë.


Ne kemi për shembull edhe vizitën me mushka, që është tradicionale tipike shqiptare. Danezë, norvegjezë, sidomos nordikët e quajnë diçka që është tipike shqiptare, autoktone. Këtu qëndron bukuria, ecja tipike si e shqiptarëve”, tha Ago.

(d.xh/Balkanweb)