TIRANË- Paraditen e sotme, ashtu siç shkruan edhe kryeministri Rama, Shqipëria është bërë pjesë e listës së tregjeve ndërkombëtare të kapitalit për blerje të Eurobondit.

Gjithashtu, Rama shton faktin se ky listim në tregjet ndërkombëtare tregon se ekonomia e Shqipërisë fakton të kundërtën e pretendimeve të opozitës shqiptare.

Ditë më parë ishte edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili njoftoi se ekonomia shqiptare do të drejtohet për blerje Eurobondi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”,  kreu i qeverisë shkruan: “Sot paradite Shqipëria u listua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit dhe ne do të kemi sukses në këtë operacion, pikërisht sepse ekonomia,financat e qeverisja jonë,janë krejt e kundërta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugëhumbur!

Emetimi i eurobondit në tregjet ndërkombëtare për vitin 2018 do të jetë deri në 500 milionë euro, me afat maturimi 5-10 vjet vlerësohet si mënyra optimale si për të plotësuar nevojat për financim për dy vitet në vijim.

Për këtë, qeveria synon që të shtojë tregje jo vetëm në Europë, por shtrirja të jetë edhe përtej oqeanit, përkatësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb