“Presidenti i SHBA, Donald Trump të heqë dorë nga sanksionet ndaj Turqisë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse dhe duhet të gjejë një  një rrugë të mesme në këtë mosmarrëveshje”, tha Presidenti Tayyip Erdogan të dielën.

Komentet e Erdoganit erdhën dy ditë pasi anëtari i NATO-s Turqia mori dorëzimin e ngarkesës së parë të pjesëve të sistemit të mbrojtjes raketore S-400, pavarësisht paralajmërimeve nga Uashingtoni se kjo lëvizje do të shkaktonte sanksione amerikane.

‘Haberturk’ citon Erdogan duke u thënë gazetarëve turq se Trump “ka autoritetin të heqë dorë apo të shtyjë CAATSA”, duke iu referuar sanksioneve të SHBA-ve për të parandaluar vendet që blejnë pajisje ushtarake nga Rusia.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb