TIRANE– Komisioneri i PS në Vorë dhe dy persona të tjerë janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen përblerje të votave. Gjithçka ka ndodhyr pas denoncimit të skandalit nga emsioni “Stop”, ku komisioneri i PS blinte votat.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasit:
– Luan Imeraj, 37 vjeç, banues në Tiranë
– Luan Nela, 36 vjeç, banues Tiranë
– Arben Marku, 43 vjeç, banues Tiranë

Sipas policisë, këta shtetas janë arrestuar pasi, nga pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan, ku pasqyrohen veprimet korruptive të shtetasit Arben Marku i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare, janë kryer hetimet kryera Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasi Luan Nela, përfiton shumën e parave në këmbim të votës.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Luan Nela ka pranuar të bëj regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga shtetasi Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik”, ­njofton policia.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.


Blerja e votes by e-d21

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: