Blero Muharremi dhe Afrona Dika duket se ruajnë një miqësi shumë të mirë pas divorcit të tyre të bujshëm. Dyshja duket se e kanë lënë pas të shkuarën dhe kanë mbetur miq. Të paktën këtë tregon fotoja e fundit e ish-çiftit, e siguruar nga Prive.

Ata u fotografuan së bashku në Zyrih të Zvicrës, duke shijuar një kafe në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pak muaj më parë, ish-çifti ishin në qendër të vëmendjes së mediave rozë pas një interviste të Bleros në podkastin e Afronës. Ata patën disa mosmarrëveshje pas intervistës duke sjellë një vonesë në publikimin e podkastit. Por duket se gjetën gjuhën e përbashkët dhe tanimë takohen si dy miq të mirë.

 900 0 1728983102xblero Afronajpg 224
900 0 1728983102xblero Afronajpg 224

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: