Blero dhe Afrona po bëhen gati për të nisur një jetë të përbashkët dhe për këtë çifti ka blerë edhe një apartament të ri.

Këngëtari Blerim Muharremi dhe e fejuara e tij Afrona Dika, kanë ndërmarrë hapin e madh në lidhje, duke blerë një apartament të ri në periferi të Prishtinës.

Për këtë arsye Blero ka shtyrë edhe publikimin e klipit të ri, duke investuar kështu paratë në shtëpinë e re, e cila ka kushtuar plot 350 mijë euro dhe është rreth 280 metra katror shkruan Prive.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: