Blero Muharremi ka folur për ndarjen nga bashkëshortja e tij Teuta Krasniqi.
Ai tha se tashme nuk është i dashuruar por kjo nuk do të mund të thotë se për aq kohë sa ka qenë me Teutën “nuk ka ndjerë” për të.

“Nuk mundem të them që se nuk e kam përjetuar, madje ka qenë ndjenja më e mirë që ka ekzistuar por tashmë nuk do të ekzistojë”, tha Blero.

Më tej Blero është shprehur se pas Teutës do e ketë të vështirë të bëhet bashkëshort me dikë tjetër, por pranoi se jetës asnjëherë nuk i dihet.

Duke folur për emisionin “Prive” Blero nuk nguron të japë edhe një mesazh për çiftet.
“Unë them mos u martoni, por nëse dashuroni atëherë martohuni. Por janë shumë të rrallë ata njerëz që dashurojnë”, -përfundon Blero.

(d.d/BalkanWeb.com)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: