Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden u dënua nga një juri ditën e martë, për gënjeshtër, për përdorim të drogës për ta blerë në mënyrë ilegale një armë.

Ky vendim u mor, pasi gjyqtarët kanë dëgjuar me vëmendje provat e dëshmitarëve në gjyqin penal të profilit të lartë.

Gjykata e dënoi Hunter Biden për tre akuza që rëndonin ndaj tij.

Kështu, Hunter Biden bëhet fëmija i parë i një presidenti në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që dënohet për një krim.

Cili është dënimi maksimal me të cilin përballet Hunter Biden?

Hunter Biden përballet me një maksimum prej 25 vitesh burgim pasi u shpall fajtor për tre akuza për krime. Dënimi maksimal për deklarim të rremë në blerjen e armës është 10 vjet.

Dënimi maksimal për bërjen e një deklarate të rreme në lidhje me informacionin që kërkohet të mbahet nga tregtari federal i licencuar i armëve të zjarrit është 5 vjet.

Dënimi maksimal për mbajtjen e armës së zjarrit nga një person që është përdorues i paligjshëm ose i varur nga një substancë e kontrolluar është 10 vjet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb